Arti kosovar në zi, shuhet në moshë të re artistja Rinesa Qeriqi! Mesazhi prekës i familjes: Mëngjesi i sotëm erdhi pa ty…
Artistja kosovare Rinesa Qeriqi është ndarë nga jeta në moshë të re, vetëm 25 vjeçe, pasi po vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur sot familjarët e saj. Përmes një mesazhi prekës, familjarët i kanë kushtuar fjalë të ndjera Rinës, duke shprehur dhimbjen për humbjen e saj. “Mëngjesi i sotëm na erdhi pa ty, Rina jonë. Do të mbetesh gjithmonë në zemrat tona, deri në përjetësi. Të duam fort, unë, mami, babi, Buna e Froni. Pusho e qetë, shpirti i bardhë”, thuhet në mesazhin e familjarëve. Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin artistik “Rinessance”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare. Rinesa prej kohësh po përballej me një tumor në tru. Për të ishte organizuar edhe një...
Burimi:
javanews.al