Arteta vlerëson Bukayo Saka: Ai mund ta çojë lojën e tij dhe të Arsenal në një nivel tjetër
17 Shtator 2026 14:10 Telesport Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka vlerësuar vendosmërinë e sulmuesit Bukayo Saka për ta çuar lojën e tij në një nivel të ri gjatë përpjekjes së “topçinjve” për të mbrojtur titullin kampion në Premier League. Sezonin e kaluar, Saka u pengua nga një dëmtim në tendinën e Akilit, i cili vazhdoi të ndikonte edhe gjatë botërorit. Anësori 25-vjeçar e shkurtoi pushimin e verës për t’u rikthyer më herët në detyrat me klubin dhe ky përkushtim u shpërblye me gola kundër Coventry, Aston Villa e Sunderland. Duke iu referuar dëshirës së madhe që po tregon Saka, trajneri Arteta tha: “E vura re menjëherë këtë gjë. Fakti që ai donte të rikthehej herët ishte tashmë një shenjë e shkëlqyer, ashtu si edhe...
Burimi:
telesport.al