ARTAN HOXHA GODET REFORMËN NË DREJTËSI: NGA 20 MIJË QE ISHIN, TANI JANE 180 MIJË DOSJE STOK
Gazetari Artan Hoxha ka lëshuar kritika të forta ndaj funksionimit të sistemit të drejtësisë, duke ngritur alarmin për rritjen e numrit të dosjeve të prapambetura dhe vonesat me të cilat përballen qytetarët. Hoxha deklaroi se, sipas të dhënave që ai citoi, në nisje të Reformës në Drejtësi kishte rreth 20 mijë dosje stok, ndërsa sot numri ka arritur rreth 180 mijë. Sipas tij, kjo situatë tregon një problem serioz të eficiencës së sistemit, veçanërisht në kushtet kur popullsia e vendit është zvogëluar. Hoxha tha se shqetësimi më i madh është mungesa e një perspektive të qartë për zgjidhjen e stokut të çështjeve dhe kohës që qytetarëve u duhet të presin për të marrë një vendim gjyqësor. Gazetari e kritikoi ashpër mënyrën si është zbatuar Reforma...
Burimi:
ntv.al