‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të qëndrojë në qelinë e paraburgimit, me vendim të Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit pavarësisht kërkesës së Gjykatës Kushtetuese, për të argumentuar proporcionalitetin e masës “arrest me burg” në raport me mandatin si kryebashkiak, nuk u bind për lirimin e Veliajt. Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, pjesë e panelit të mbrëmjes së djeshme në “Opinion”, tha se tashmë arsyet e Gjykatës së Lartë, kanë tejkaluar ligjin. Ndreca u shpreh se Erion Veliajt po i cenohet pa argumente ligjore ushtrimi i mandatit të kryetarit të bashkisë, e nga ana tjetër, qytetarëve po u mohohet qeverisja nga i zgjedhuri përmes votës. “Argumenti lidhet me faktin që Veliaj, si çdo qytetar, duhet të plotësojë disa kritere që janë në procedurë penale....
Burimi:
javanews.al