Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

Arsimi mes protestave dhe nënfinancimit, buxheti i ri nuk e afron Shqipërinë me objektivin 5%

Nuk mund të kemi arsim cilësor në kushtet e nën-financimit publik. Kjo tezë është pranuar edhe nga qeveria, e gjetur edhe nën presionin e protestave. Ndaj Ministria e Arsimit do të ketë më shumë para në dispozicion vitin e ardhshëm. Nga 65.2 miliard lekë këtë vit, fondi për edukimin dhe sportin rritet në mbi 67 miliardë gjatë 2027-s. “Kemi një nivel shumë të lehtë me 0.1 apo po themi dhe 1% të GDP  jemi larg qenies së standardit dhe qenies së cilësisë së sistemit të arsimit për atë që kërkohet. Fatkeqësisht qeveria është ende në fazën që nuk e sheh si prioritet arsimin”, tha Nora Malaj, ish-zëvendësministre e Arsimit dhe Shkencës. Arsimi bazë, ku përfshihet edhe parashkollori do të marrë pjesën më të madhe të...