Arrihet marrëveshja për duelin e madh mes Joshua e Fury, pritet vetëm zyrtarizimi, ja detajet

Arrihet marrëveshja për duelin e madh mes Joshua e Fury, pritet vetëm zyrtarizimi, ja detajet

18 Shtator 2026 18:47 Telesport Dueli i madh i peshave të rënda në boks mes dy boksierëve britanikë Tyson Fury dhe Anthony Joshua pritet të zhvillohet më 11 dhjetor, në Kardif (Uells), në “Principality Stadium”. Lajmi ende nuk është zyrtarizuar (mediat britanike konfirmojnë se është cështje orësh), por duket se palët kanë arritur më në fund marrëveshjen për këtë duel të shumëpritur të dy ish-kampionëve të botës. Mësohet se dueli nuk pritet të nisë para mesnate, madje mendohet që ai të zhvillohet në orën 02:00 të mëngjesit, që të ketë shikueshmëri edhe në Amerikë. Pritet që për këtë sfidë të shiten mbi 80 mijë bileta. Fury (35 fitore, 2 humbje e 1 barazim) dhe Joshua (30 fitore e 4 humbje) kanë rënë dakord që dueli...