Arrihet marrëveshja paraprake, Barcelona do të luajë një miqësore aspak të zakontë në shkurt

Arrihet marrëveshja paraprake, Barcelona do të luajë një miqësore aspak të zakontë në shkurt

19 Nëntor 2026 21:30 Telesport Presidenti i Federatës së Futbollit të Kuvajtit, Sheik Ahmad Al-Yousef, ka bërë të ditur se ka arritur një marrëveshje paraprake me drejtuesit e Barcelonës, për zhvillimin e një ndeshjeje miqësore midis kombëtares së Kuvajtit dhe klubit katalanas më 25 shkurt 2027, datë e cila përkon me festimet e Ditës Kombëtare të vendit. Megjithatë, ka një kusht: zhvillimi i ndeshjes varet nga rrethanat e klubit katalanas dhe nëse ata do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Kuvajtit në datën e propozuar. Përballja me një ekip të kalibrit si barcelona, do t’i jepte gjithashtu Federatës së Futbollit të Kuvajtit mundësinë për të tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, për të rritur numrin e tifozëve në stadium, si dhe për të përfituar nga përvoja...