“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë!” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbajë lotët teksa rrëfen se si djali i tij, student i vitit të tretë në Universitetin Bujqësor, përfundoi në duart e policisë gjatë protestave që kanë përfshirë kryeqytetin. Herën e fundit që kishte folur me të, djali i kishte thënë në telefon se po ecte në trotuar për të marrë një taksi. Ishte ora shtatë e gjysmë e mbrëmjes. Më pas, i biri nuk iu përgjigj më thirrjeve ën telefon. “Kanë ushtruar një dhunë barbare,” thotë ai, ndërsa shton se i biri ndodhet në qeli me hundën e thyer dhe fytyrën e dëmtuar nga goditjet e policisë. Ai pretendon gjithashtu se një shok i të birit ka përfunduar në spital,...