Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Një operacion i autoriteteve hungareze ka vënë në qendër të vëmendjes Áron Orbán, vëllain e ish-kryeministrit Viktor Orbán, i cili raportohet se është ndaluar të hënën në kuadër të një hetimi për trafikim emigrantësh dhe ndërmjetësim të paligjshëm për pajisjen e shtetasve të huaj me dokumente qëndrimi. Lajmi u bë publik nga kryeministri aktual i Hungarisë, Péter Magyar, i cili iu referua raportimeve të mediave vendase. Sipas tij, hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë aktivitetin e një rrjeti që dyshohet se ka shfrytëzuar lidhjet me persona me ndikim në institucionet shtetërore për të lehtësuar procedurat e vizave dhe lejeve të qëndrimit. Në fokus të investigimeve është edhe kompania Multi Shoot, e lidhur me Áron Orbán. Sipas raportimeve të mediave hungareze, aktiviteti i...