Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Arrestohet vëllai i Pirro Dhimës, akuzohet se u jepte doping peshëngritësve të ekipit të tij

Vëllai i atletit të famshëm me orgjinë shqiptare Pirro Dhima është arrestuar mëngjesin e së premtes në Athinë. Sipas burimeve policore, Odisea Dhima 58 vjeç u arrestua pasi në banesën e tij por edhe më qendrën sportive që ai drejtonte u gjetën sasi lëndësh stimuluese ose ndryshe doping, të cilat iu jepeshin sportistëve me qëllim rritjen artificiale të rezultateve të tyre sportive. Sipas akuzës, ai ka më shumë se 14 vjet që kryen këtë aktivitet, madje i ka dhënë lëndë të tilla edhe djalit të tij. Policia thotë se që prej prillit të vitit 2024, furnizonte dhe u jepte substanca të ndaluara sportistëve. Gjatë hetimit u zbulua edhe një rast i dhënies së një substance të ndaluar (nga lista e WADA-s) një sportisti të mitur...