Arrestohet në Muriqan 31- vjeçari me tre identitete, kërkohej nga Spanja për vjedhje me dhunë…
Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë bërë të mundur kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Në dalje të Shqipërisë, u kap shtetasi shqiptar A. T. alias A. B. alias A. C., 31 vjeç, banues në Mamurras.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata e Instruksionit nr. 4, Sabadell, Spanjë, me vendimin e datës 28.11.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.31-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Lezhë, të cilat kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim ekstradimin në Spanjë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com