Arrestohet murgu budist, përvetësoi 100 mln baht nga manastiri, u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu budist, përvetësoi 100 mln baht nga manastiri, u filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Një skandal i madh ka tronditur komunitetin budist në Tajlandë. Policia ka arrestuar një ish-abat, i dyshuar për përvetësimin e rreth 100 milionë bahtëve, rreth 3 milionë dollarë, nga fondet e manastirit të tij. Bashkë me të është arrestuar edhe një grua, e dyshuar si bashkëpunëtore. Phra Wachirayan Wi, 66 vjeç, ish-abat i në Ayutthaya, dyshohet se ka përvetësuar donacione të destinuara për tempullin në më shumë se 20 raste, gjatë një periudhe dyvjeçare. Sipas policisë, hetimi zbuloi dy rrjedha parash të lidhura me mandatet e donacioneve që ish-abati kishte lëshuar në emër të tempullit. Njëra lidhej me fondet për rikonstruksionin e manastirit, ndërsa tjetra me pagesat për amulete dhe objekte të tjera të shenjta.  “Paratë nga të dyja këto rrjedha nuk hynë në llogarinë...