Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Policia ka arrestuar ish-kreun e shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, BND, August Hanning, nën dyshimet për spiunazh, njoftoi të martën Prokuroria Federale gjermane. Hanning drejtoi BND-në nga dhjetori i vitit 1998 deri në nëntor të vitit 2005. Më pas, ai u transferua në Ministrinë Federale të Brendshme, ku shërbeu si sekretar shteti deri në nëntor të vitit 2009. Sipas një deklarate të Prokurorisë Federale, Hanning përballet me akuza që përfshijnë spiunazh ndaj shtetit, zbulim të sekreteve shtetërore, tentativë për tradhti dhe veprimtari si agjent i një shërbimi sekret. Në të njëjtën deklaratë bëhet e ditur se është arrestuar edhe një ish-punonjës i rangut të lartë të BND-së, i dyshuar se për më shumë se një dekadë i ka siguruar Hanningut qindra dokumente të...