Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Me urdhër të Prokurorisë së Fierit është arrestuar ish-kreu i Kadastrës, Ertis Shehu dhe biznesmeni Kastriot Hasko. Arrestimi i tyre lidhet me hetimet për një rast të dyshuar të falsifikuar të dokumenteve të pronësisë në zonën Semanit. Burime pranë hetimit mësojnë se Shehu dhe Hasko kanë qenë prej muajsh nën hetim nga Prokuroria e Fierit, ndërsa urdhër-arrestet janë ekzekutuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Tiranë. Për rastin në fjalë thonë burimet, dy vite më parë edhe vetë drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, ka bërë kallëzim në SPAK pas konstatimit të veprimeve të paligjshme që ishin kryer nga drjetoria vendore e ASHK në Fier. Nuk dihet ende se në cilën fazë janë hetimet e SPAK për këtë dosje. Lidhur me...
Burimi:
argjiroja.net