Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Një 18-vjeçar nga Massachusetts është arrestuar pasi dyshohet se kishte kërcënuar me vrasje Presidentin amerikan Donald Trump dhe kishte paralajmëruar një sulm të armatosur në shkollë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, autoritetet sekuestruan armë dhe pajisje ushtarake. Trenton Touch, 18 vjeç, banues në Tewksbury të Massachusetts, përballet me akuza federale pasi dyshohet se kishte publikuar në Instagram fotografi me armë dhe mesazhe kërcënuese ndaj Presidentit Trump. “Është koha! Do ta vras Trumpin”, ishte një nga mesazhet që i riu dyshohet se kishte dërguar më 21 qershor 2026, së bashku me fotografinë e një arme. Sipas dokumenteve të akuzës, hetuesit zbuluan katër llogari në Instagram që dyshohet se administroheshin nga 18-vjeçari, ku publikoheshin materiale ekstremiste dhe kërcënime për dhunë. FBI dyshon se i riu ishte...