Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”
Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi akuzohen për zjarrëvënie në Kombinat dhe në fshatin Prush. Sipas Policisë, një nga të arrestuarit kishte thyer masën e sigurisë për 2 vepra penale, kishte me vete mjet prerës dhe tentoi t’iu ikte efektivëve sapo ndezi zjarrin. Policia sqaron se ka arrestuar 49 vjeçarin E. K,, pasi dyshohet se iu ka vënë zjarrin, disa mbeturinave në sheshin “Garibaldi” në zonën e quajtur “Kombinati”. 49-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet, ka tentuar të largohet. Po ashtu nga kontrolli fizik, atij iu gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq nga verifikimet rezultoi se ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për vjedhje dhe për posedim të kundërligjshëm të armëve...
Burimi:
javanews.al