Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti Bajram Begaj mbledh ditën e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në orën 08:30, në Pallatin e Brigadave. Kjo mbledhje vjen pas zhvillimeve të fundit që lidhen me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në mbledhje pritet të marrin pjesë kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, Ministri i Brendshëm Ervin Demo, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha. Gjithashtu do të marrin pjesë edhe drejtues të institucioneve të sigurisë, përfshirë SHISH-in, Policinë e Shtetit dhe Shtabin e Përgjithshëm...