Arrestimi i Vlora Hysenit, Balla: PS nuk është avokate e askujt, çdo zyrtar t’i drejtohet gjykatës

Arrestimi i Vlora Hysenit, Balla: PS nuk është avokate e askujt, çdo zyrtar t’i drejtohet gjykatës

foto ilustrim: taulant balla-vlora hyseni TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka komentuar arrestimin ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni. Pas takimit me Komisionin Ndërparlamentar të Bashkimit Europian, Ballla u ndal për mediat, ku deklaroi se Partia Socialiste nuk është avokate e askujt. Balla theksoi se nuk do të komentojë përmbajtjen e dosjes së SPAK, ndësa shtoi se çdo zyrtar duhet të përdorë rrugën gjyqësore për të kundërshtuar çdo masë që kufizon lirinë e tij. “Unë bëj pjesë në ata që nuk i komentojnë dosjet e SPAK, nuk kam komentuar as dosjet ku kam bërë akuzë unë, rasti i Sali Berishës dhe s’kam komentuar asnjëherë përmbajtje të dosjes. Me vendim gjykate, tanimë jemi të ndaluar për të komentuar mbi copëza bisedash. Janë...