No Image Available

Arrestimi i drejtorit të spitalit të Fierit me urdhër të SPAK/ Zbardhen detajet e aksionit

Arrestohet me urdhër të SPAK drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja. Ai dyshohet se është i përfshirë në një hetim për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore, të cilat dyshohet se i janë kaluar një biznesmeni për ndërtimin e një impianti fotovoltaik. Hetimi lidhet me periudhën kur Voja drejtonte Kadastrën e Fierit. Në kuadër të së njëjtës çështjeje, mësohet se janë arrestuar edhe një ish-jurist i Kadastrës, një hartografe dhe një notere. Ndërkohë, prokurorët po marrin në pyetje edhe punonjës të tjerë të institucionit. Sipas informacionit paraprak, Arben Voja ndodhet në ambientet e Policisë së Fierit, ku po merret në pyetje nga dy prokurorë të SPAK. Hetimet synojnë të zbardhin mënyrën se si është kryer kalimi i pronës shtetërore dhe përgjegjësitë...