Arrestimet e studentëve/ Prokurorët i përgjigjen Ballës: Kujdes me presionin politik
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar ndaj deklaratave publike të Taulant Ballës për vendimmarrjen e një prokurori të Tiranës lidhur me arrestimet gjatë protestave, duke paralajmëruar se aludimet për lidhje politike, pa fakte konkrete, mund të cenojnë pavarësinë e magjistratit dhe të krijojnë presion mbi vendimmarrjen e tij. Në reagimin e saj, Shoqata thekson se prokurorët janë magjistratë të pavarur dhe se, gjatë ushtrimit të detyrës, u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Sipas saj, vendimet duhet të mbështeten te faktet dhe provat e administruara, pa ndikime politike. Shoqata pranon se vendimmarrja e prokurorisë mund të kritikohet edhe publikisht, por bën dallimin mes kritikës ndaj një vendimi dhe pretendimeve për lidhje politike që nuk shoqërohen me prova. Sipas saj, akuza të...
Burimi:
ntv.al