“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri
Në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, është diskutuar mbi draftin për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, me ndryshime thelbësore që lidhen me paraburgimet dhe të drejtat e të hetuarit përballë gabimit apo abuzimit të shtetit. Ish-prokurori Ervin Karanxha i cilësoi këto ndryshime si një zhvillim pozitiv, pasi sipas tij, masa e sigurisë së ‘arrestit me burg’ është përdorur të tepruar në Shqipëri. Karanxha theksoi se Shqipëria është bërë objekt diskutimi në Këshillin e Europës dhe shumë organe të tjera ndërkombëtare, përfshi Gjykatën e Strasburgut, lidhur me çështjen e përdorimit të tepruar të paraburgimit. Sipas ish-prokurorit Karanxha, me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, roli i avokatit fuqizohet në raport me atë të prokurorëve.“Shikojmë një zhvillim pozitiv, sepse siç...
Burimi:
javanews.al