Arratisja e radhës e Alket Rizait/ Kishte përfituar 16 leje nga burgu, nis mega-operacioni i kërkimit

Arratisja e radhës e Alket Rizait/ Kishte përfituar 16 leje nga burgu, nis mega-operacioni i kërkimit

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga Policia Greke për lokalizimin dhe arrestimin e Alket Rizait, i cili nuk është kthyer në burgun ku po vuante dënimin, pasi kishte marrë leje nga autoritetet. Sipas zëdhënëses së Policisë Greke, Konstantia Dimoglidou, Rizai duhej të paraqitej në institucionin penitenciar në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës, 14 shtator, por nuk është paraqitur. “Që nga momenti kur nuk u paraqit në institucionin penitenciar, siç ishte i detyruar, Policia Greke po e kërkon jo vetëm në zonën e gjerë të Atikës, ku është regjistruar shfaqja e tij e fundit pas incidentit në një lokal, por në të gjithë vendin”, deklaroi Dimoglidou për televizionin shtetëror grek ERT. Sipas saj, Rizai kishte përfituar më parë 16 leje dhe...