Arratisja e Gentian Cipit në Greqi, gjendet i djegur automjeti i dytë i autorëve

Arratisja e Gentian Cipit në Greqi, gjendet i djegur automjeti i dytë i autorëve

foto GREQI- Hetimet për arratisjen e të dënuarit shqiptar Gentian Cipi në Greqi kanë marrë një tjetër zhvillim, pasi një automjet i djegur është gjetur në zonën e Volvës, rreth një orë larg Serresit. Mjeti u konstatua në orët e para të mëngjesit nga një kalimtar, i cili njoftoi shërbimet zjarrfikëse. Dyshohet se automjeti mund t jetë përdorur nga personat që ndihmuan Cipi-n të largohej pas sulmit ndaj eskortës së burgut. Vendndodhja e makinës po verifikohet nga autoritetet, pasi mund të ndihmojë në përcaktimin e rrugës së ndjekur nga të arratisurit. Dyshimi është se mjeti është djegur më pas me qëllim eliminimin e gjurmëve. Ky është automjeti i dytë që po lidhet me arratisjen. Më herët, pranë spitalit të Serresit u gjet një Nissan Navara,...