“Armët vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri”, qeveria për akuzat e Ahmetaj: I zhytur në llum, të ketë guximin të vijë…
Arben Ahmetaj TIRANË-Qeveria ka reaguar sërsih pas publikimit të një audiopërgjimi nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ngriti akuza për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përfshihet Shqipëria. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili, ka refuzuar të komentojë përmbajtjen e audiopërgjimit, por iu drejtua vetë Ahmetajt. Ismaili i ka bërë thirrje ish-zëvendëskryeministrit që të kthehet në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë. Eriona Ismaili: Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen dot...
Burimi:
zeri.ai