ARMË AMERIKANE PËR KINËN?/ Uashingtoni jep menjëherë sqarimin
Presidenti amerikan Donald Trump e ka pyetur homologun e tij kinez, Xi Jinping, nëse Pekini do të ishte i interesuar të blinte armë nga Shtetet e Bashkuara. Deklarata është bërë nga ambasadori amerikan në Pekin, David Perdue, duke iu referuar takimit të dy liderëve javën e kaluar në Uashington. Megjithatë, pas kësaj deklarate, Departamenti amerikan i Shtetit sqaroi se ligji amerikan ndalon shitjen e armëve Kinës dhe se aktualisht nuk ekziston asnjë ofertë apo plan për një marrëveshje të tillë. Edhe Shtëpia e Bardhë deklaroi se nuk ka plane për shitjen e armëve Pekinit. Çështja merr rëndësi në një moment të ndjeshëm për Tajvanin, i cili prej muajsh pret vendimin e administratës Trump për një paketë armësh amerikane me vlerë rreth 14 miliardë dollarë. Në...
Burimi:
ntv.al