Arkivi i viteve të para të Oasis vlerësohet deri në 1.6 milionë paund

Arkivi i viteve të para të Oasis vlerësohet deri në 1.6 milionë paund

Një pjesë e panjohur e historisë së Oasis pritet të dalë në dritë përmes një arkivi të rrallë regjistrimesh, që përfshin dhjetëra koncerte, prova dhe soundcheck-e të grupit gjatë viteve të tij më të rëndësishme në skenën britanike. Koleksioni, i vlerësuar mes 1.2 dhe 1.6 milionë paund, do të dalë në shitje më 3 tetor në Evesham, Worcestershire. I njohur si “The Desk Tapes”, arkivi përmban regjistrime të 63 koncerteve live, soundcheck-e dhe më shumë se 100 orë prova të Oasis, të realizuara gjatë viteve 1990, në periudhën kur grupi po shndërrohej nga një emër i ri i skenës së Mançesterit në një prej formacioneve më të rëndësishme të muzikës britanike. Regjistrimet u ruajtën për rreth dy dekada nga Owain Richards, djali i një inxhinieri...