Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë historike (video)
Arkivat e Kosovës dhe Shqipërisë ruajnë dokumente me vlerë të veçantë historike, që dëshmojnë zhvillimet ndër shekuj. Drejtuesit e këtyre institucioneve theksojnë rëndësinë e ruajtjes, përpunimit dhe digjitalizimit të materialeve arkivore, për t’i bërë ato më të qasshme për studiuesit dhe publikun. Deri më tani, Arkivi i Kosovës ka digjitalizuar rreth 11 milionë kopje dokumentesh, që përbëjnë afërsisht 12 për qind të fondeve arkivore. Dokumentet arkivore janë dëshmi autentike të së kaluarës. Në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës thonë se ruajtja dhe përpunimi i këtyre materialeve u mundëson studiuesve të hulumtojnë përmes dokumenteve origjinale. “Ne posedojmë dokumente të vitit 1437 që është dorëshkrim i asaj kohe, poashtu është të vitit 1608 është dokument noterial i cili është shitblerje prej asaj kohe. Kështuqë posedojmë edhe...
Burimi:
kultplus.com