Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën
Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se rishikimi i arkitekturës së sigurisë evropiane do të nënkuptonte plotësimin e një kërkese të hershme të Moskës për rinegocimin e rendit të sigurisë pas Luftës së II Botërore. Paralajmërimi vjen pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se ka diskutuar me zyrtarë rusë edhe për këtë arkitekturë, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me të dërguarin e presidentit rus, Kirill Dmitriev. Sipas Trump, marrëveshja që ai parashikon do të jetë e madhe dhe do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën. Ajo madje mund të shtrihet në të gjithë Evropën, edhe pse mbeti e paqartë se çfarë nënkuptonte ai me këtë formulim. I dërguari amerikan Jared Kushner shkroi se Evropa dhe Rusia kanë pasur vështirësi për më shumë se 30...
Burimi:
kohajone.com