Arkitekti Olsi Eftimi ka dhënë deklarime në SPAK lidhur me hetimet për dosjen ‘Balluku’

Arkitekti Olsi Eftimi ka dhënë deklarime në SPAK lidhur me hetimet për dosjen ‘Balluku’

Ka dalë nga SPAK pas disa orësh, Olsi Eftimi, arkitekti i studios "Atelier 4". Ai u mor në pyetje në lidhje me vilën që SPAK thotë se i përket Belinda Ballukut në Green Coast, por që fshihej nën emrin e Igli Tares. Një nga provat për pronësinë reale të vilës është emaili që Eftimi i dërgonte Ballukut. Në këtë komunikim, arkitekti i propozonte Ballukut zgjidhje estetike për një vilë në në Palasë, duke theksuar se projekti ishte rishikuar me idenë që përdoruesit e vilës të ndjeheshin “të llastuar”. Projekt-ideja përfshinte një pishinë “infinity”, gjelbërim kacavjerrës, një tavolinë ngrënie në të njëjtin nivel me ujin dhe një pistë vrapimi pranë pishinës për seanca të gjata me pamje nga deti.  Për të theksuar luksin e pakompromis, arkitekti...