Arbër Hoxha transferohet në Emiratet e Bashkuara, Al Wahda i paguan Dinamos 2.5 mln euro

Arbër Hoxha transferohet në Emiratet e Bashkuara, Al Wahda i paguan Dinamos 2.5 mln euro

Arbër Hoxha është shumë pranë transferimit në Abu Dhabi pasi skuadra e Al Wahda ka pranuar që të paguajë për shqiptarin plot 2.5 milionë euro dhe 10% nga shifra që do të përfitohet nga transferimi i radhës. Sipas medieve kroate ekipi i njohur i Zagrepit nuk është bërë pengesë dhe ka lejuar që sulmuesi të transferohet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Al Wahda është një klub ambicioz pasi ka fituar katër herë titullin kampion dhe po kaq edhe kupën.