Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Arben Kola: Ramës i ka hyrë tmerri nga rikthimi i mërgatës, ka penguar atdhetarët tanë në Mal të Zi

Këtë të premte mbahet protesta e 104-të, para godinës së kryeministrisë. Aktivisti Arben Kola bëri thirrje për lirimin e protestuesve të mërgatës, të cilët janë ndaluar të hyjnë në Shqipëri, për të marrë pjesë në protestën e nesërme. “Dua të bëj një lajmërim, i cili ka të bëjë me ndalimin e mërgatës tonë për të qënë pranë nesh. I ka hyrë tmerri Ramës, rikthimi i 3-të i mërgatës ia ka prishur gjumin e natës, jo vetëm atij, por edhe qeveritarëve, e cila përmes instancave të Malit të Zi, është bërë pengesë dhe ka penguar atdhetarët tonë. Kemi thirrje për ambasadën e Malit të Zi, e cila ndodhet në Tiranë. Të lirojë rrugën për qytetarët tanë. Një thirrje shkon edhe për ambasadat e tjera, që të...