Arbana Osmani thirrje Ramës: Mjaft, respekto popullin tënd. Askush nuk e meriton këtë

Arbana Osmani thirrje Ramës: Mjaft, respekto popullin tënd. Askush nuk e meriton këtë

Moderatorja dhe autorja Arbana Osmani ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me protestat në Shqipëri, duke dënuar dhunën dhe duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë qytetarët. Pas disa ditësh në heshtje, Osmani ka ndarë reflektimin e saj për situatën në vend, duke theksuar se zhvillimet e fundit nuk duhen trajtuar si një spektakël për komente në rrjetet sociale, por duhen kuptuar përpara se të jepet një reagim. Si nënë e tre fëmijëve, ajo shprehet se e dhemb të shohë të rinjtë pa shpresë, disa prej tyre në moshën e djalit të saj, të përballen me dhunën gjatë protestave. Po ashtu, ajo shpreh keqardhjen për dëmtimin dhe djegien e Tiranës, duke kujtuar se kryeqyteti është përballur me situata të tilla disa herë...