Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim
Kompania teknologjike Apple ka paralajmëruar për rreziqet që paraqesin agjentët e inteligjencës artificiale, duke theksuar se ata mund të hyjnë në sistemet kompjuterike ose të kryejnë transaksione pa autorizimin e nevojshëm. Sipas kompanisë, këto veprime mund ta ekspozojnë atë ndaj padive ligjore dhe dëmtimit të reputacionit. Në dokumentin vjetor të dorëzuar pranë Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Bursave të SHBA-së (SEC), Apple ka bërë të ditur se agjentët e inteligjencës artificiale mund të ekzekutojnë ose modifikojnë në mënyrë të pavarur kodin e softuerit, të dërgojnë mesazhe dhe të kryejnë transaksione. Kompania paralajmëron se gjatë kryerjes së këtyre detyrave, agjentët mund të ndërveprojnë me sisteme brenda ose jashtë kompanisë pa pasur lejet e nevojshme. Sipas Apple, ata mund të shfaqin sjellje të paqëllimshme ose të...
Burimi:
javanews.al