Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative

Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave dhe Thesarin në Gjykatën Administrative

Një përplasje institucionale mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv lidhur me pagat e magjistratëve të GJKKO-së ka kaluar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë. Më 11 shtator 2026, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përmes Zëvendëskryetarit Dhimitër Lara, ka depozituar padi ndaj Ministrisë së Financave dhe Degës së Thesarit Tiranë. Në proces janë përfshirë edhe Avokatura e Shtetit dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor si person i tretë. Shkak i padisë është bërë bllokimi i ekzekutimit të pagave për muajin gusht 2026. GJKKO e Apelit kërkon shfuqizimin e shkresës së Ministrisë së Financave, e cila pezulloi urdhër-shpenzimet e dërguara për ekzekutimin e pagave. Në kërkesën drejtuar gjykatës, Apeli i GJKKO-së kërkon që organet financiare të ekzekutojnë listëpagesat e...