Antonelli: Te Mercedes nuk ka pilot ‘numër një’, për titullin s’kam nisur ende të mendoj
Kimi Antonelli mbërrin në Madrid, për garën Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1 në formën më të mirë të gjithë sezonit. Italiani kryeson renditjen e me një avantazh prej 66 pikësh ndaj rivalit të tij më të afërt, shokut të skuadrës te Mercedes, George Russell. Ai vjen pas një fitoreje të paharrueshme në Monza, një garë ku fitoi edhe zemrat e tifozëve të Ferrari. “Ishte e mrekullueshme për mua të shihja kaq shumë tifozë të Ferrari duke brohoritur dhe thirrur emrin tim ndërsa isha në podium, madje edhe gjatë garës,” tha Antonelli. “Mendoj se tifozët bënë diferencën, sepse në dhjetë apo pesëmbëdhjetë xhirot e fundit, sa herë që dilja nga kthesa e parë, shihja tribunat në të djathtë dhe vija re se të...
Burimi:
telesport.al