Antonelli për vitin 2027: Do të ketë shumë konkurrencë, por Verstappen do të jetë rivali im kryesor
Nisja e shkëlqyer e sezonit nga Mercedes i lejoi Kimi Antonelli të krijonte një avantazh pikësh, të cilin më pas e menaxhoi gjatë pjesës së dytë të kampionatit, ndërsa rivalët e tij filluan të rikuperonin terren. Në javët e fundit, Red Buli ka bërë pikërisht këtë, duke u përmirësuar ndjeshëm me paketën e fundit të përditësimeve. Max Verstappen është rikthyer fuqishëm, ka siguruar tri fitore në pesë garat e fundit. Ndonëse është tepër vonë për të sfiduar Antonelli për titullin, kjo vjen në kohën e duhur për të luftuar për vendin e dytë në Kampionatin Botëror. Ç’është më e rëndësishmja, kjo dërgon një mesazh të qartë për pjesën tjetër të garuesve. “Do të jem në garë për titullin edhe në vitin 2027”, tha piloti holandez,...
Burimi:
telesport.al