Antonelli: Paketa e re që përdorëm në Singapor do të na ndihmojë më shumë për titullin
Fundjava në Singapor ishte shumë e rëndësishme për Mercedes, pasi i ndihmoi të kuptonin më mirë paketën e përmirësimeve të prezantuar në Malajzi. Kimi Antonelli drejtoi makinën Mercedes me përmirësimet e reja, ndërsa George Russell përdori versionin e “vjetër”. Piloti italian ndau mendimet e tij rreth këtij “eksperimenti”. “Ajo ishte një fundjavë shumë positive, e nisëm me një ritëm të mirë edhe pse unë hasa vështirësi të dukshme me paketën e re. Skuadra bëri një punë të jashtëzakonshme për ta sjellë makinën në një nivel më të mirë performance. Tani e kuptojmë shumë më mirë paketën aerodinamike, si funksionon ajo dhe si ndryshon ndjeshëm nga versioni i mëparshëm”, tha Antonelli. Më tej, piloti italian tha: “Gjithçka varet nga gjetja e konfigurimit të duhur për makinën....
Burimi:
telesport.al