Antonelli: Nuk e kisha imagjinuar atë fitore të çmendur në Monza, dita më e bukur e jetës time
Piloti italian i Mercedes, Kimi Antonelli, bëri të paimagjinueshmen dje në garën e Monza. Ai u nis nga vendi i 19të dhe fitoi në pistën e shtëpisë së tij, duke parakaluar shokun e tij të skuadrës George Russell tri xhiro nga fundi. Tashmë italiani është 66 pikë avantazh ndaj britanikut në renditjen për pilotë në Formula 1. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, ishte një ditë e jashtëzakonshme! Nuk mund ta kisha imagjinuar kurrë të gjithë këtë, është çmenduri. Ia dolëm, jam shumë i lumtur! Kuptova se fitorja ishte brenda mundësive të mia pas rinisjes. E dija që kisha shansin tim”, u shprej Kimi Antonelli. “Të fitosh në Monza pas kohërave të vështira që kam kaluar këtu është vërtet e veçantë. I thashë vetes: Duhet ta...
Burimi:
telesport.al