Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në zemër
Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos këtë fundjavë. Drejtuesi i klubit korçar ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë pasdites së djeshme dhe është transportuar me urgjencë në Tiranë, ndërsa është mësuar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër. Klubi korçar ndërkohë nuk ka dhënë ende asnjë informacion rreth situatës së numrit 1 pas kësaj ndërhyrje që Takaj ka kryer dhe gjendjes së tij aktuale.
Burimi:
gijotina.com