No Image Available

Ankaraja e akuzonte për lidhje me terrorizmin, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e aktivistes Julide Yazici drejt Turqisë

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të aktivistes 32-vjeçare Julide Yazici, e arrestuar më 4 gusht në aeroportin e Rinasit, pasi rezultoi e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja. Vendimi është marrë pavarësisht kundërshtimeve të saj, pasi Yazici pretendon se përndiqet për arsye politike për shkak të qëndrimeve kundër presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Vendimi nuk është ende i formës së prerë dhe mund të ankimohet në shkallët e tjera të gjyqësorit. Sipas autoriteteve turke, Yazici është dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Stamboll, për veprat penale që lidhen me dhënien e ndihmës logjistike dhe pjesëmarrjen në një organizatë terroriste. Sipas të dhënave të çështjes, asaj i kanë mbetur për të...