Anis Mehmeti i thotë jo Championship, sulmuesi kuqezi i Ipswich do që të luajë në Premier League
Anis Mehmeti thotë jo. Sulmuesi kuqezi i Ipswich nuk dëshiron të kalojë në radhët e ekipit të Championship, Wrexham. Lajmi është dhënë nga gazetari, Ben Jacobs. “Për momentin, Anis Mehmeti nuk ka dashur të luajë në Championship. Mehmeti ka refuzuar gjithashtu Wrexhamin, pasi ata kishin arritur marrëveshjen me Ipswich Town”, ka raportuar Jacobs. Mehmeti synon një klub, i cili luan në elitën e futbollit anglez, në Premier League. Në sezonin e fundit me Ipswich, Mehmeti realizoi 2 gola dhe dhuroi një asist.
Burimi:
javanews.al