“Ancelotti t’u japë më shumë mundësi në kombëtare lojtarëve që luajnë në Brazil”

“Ancelotti t’u japë më shumë mundësi në kombëtare lojtarëve që luajnë në Brazil”

17 Shtator 2026 14:08 Alfred Lleshi Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva i ka sugjeruar Carlo Ancelottit t’u japë më shumë mundësi lojtarëve të kampionatit vendas në kombëtare. “Ditën tjetër i dhashë një këshillë Ancelottit dhe tani ai ka grumbulluar disa lojtarë që luajnë në Brazil për miqësoret ndaj Australisë. Kjo është një shenjë e mirë, – tha Lula gjatë një interviste në “Brasília”. – Po të isha në vendin e tij, do të zgjidhja 22 lojtarët më të mirë për çdo pozicion nga kampionati brazilian dhe do t’i merrja në kombëtare për dritaren e ardhshme ndërkombëtare të FIFA-s”. Lula kritikoi preferencën tradicionale të Seleçaos për futbollistët që luajnë jashtë vendit: “Grumbullohen vetëm lojtarë që luajnë jashtë shtetit, edhe ata që janë në skuadra të...