Analiza e REL: Vuçiç dhe Orban humbën pushtetin, por jo ambiciet!
Deri vonë pothuajse të pamposhtur në pushtet, sot të mundur politikisht, Aleksandar Vuçiq dhe Viktor Orban u shfaqën së bashku në rrjetet sociale me një mesazh: “Do të rikthehemi”. Ish-presidenti i Serbisë dhe ish-kryeministri i Hungarisë e humbën pushtetin në zgjedhjet e këtij viti – Vuçiq pas 14 vjetësh, ndërsa Orban pas 16 vjetësh. Këta dy politikanë populistë, që kanë bashkëpunuar ngushtë ndër vite, kanë shumë të përbashkëta. Humbjeve të tyre zgjedhore u paraprinë akuzat e kundërshtarëve politikë për korrupsion të përhapur, keqpërdorim të pushtetit, pasurim të paligjshëm dhe vënie të institucioneve shtetërore nën kontroll politik. Megjithatë, siç vlerëson për Radion Evropa e Lirë Millan Niç, hulumtues i lartë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, dallimi i parë mes tyre vërehet në mënyrën se...
Burimi:
javanews.al