Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Analiza e REL: Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA ndryshuan raportin e forcave në Kongres, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në politikën e jashtme amerikane. Por, çfarë konkretisht mund të ndryshojë në politikën e Uashingtonit ndaj Kosovës tani që demokratët fituan kontrollin e të dyja dhomave – Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve? Ekspertë amerikanë thonë për Radion Evropa e Lirë se kjo përbërje e re mund të sjellë një angazhim më të madh të Kongresit në Ballkanin Perëndimor, por insistojnë se pritshmëritë nuk duhet të jenë shumë të larta. Robin Brooks, ish-drejtoreshë për Evropën Qendrore dhe Ballkanin në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, thotë se edhe pse Kosova nuk është në fokusin e përditshëm të shumicës së ligjvënësve amerikanë, ajo mbetet aleate e rëndësishme e Uashingtonit....