Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Analistët politik serbë, kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se qëndron pas krijimit të strukturave parapolicore të përbëra nga persona me precedentë kriminalë, të cilat, sipas tyre, përdoren për të frikësuar dhe sulmuar kritikët e pushtetit. Reagimet erdhën pas sulmit fizik ndaj regjisorit dhe profesorit të Fakultetit të Arteve Dramatike, Stevan Filipoviq, i cili deklaroi se më 5 gusht u rrah nga persona që, sipas tij, janë të lidhur me Partinë Përparimtare Serbe (SNS), pasi i fotografoi duke shembur një ndërtesë të mbrojtur në qendër të Beogradit. Filipoviq tha se sulmuesit e rrëzuan përtokë, e goditën me shqelma dhe me një karrige metalike, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe humbje të përkohshme të vetëdijes. Ndërkohë, Zyra e Parë e Prokurorit Themelor Publik në Beograd...