Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj

Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj

Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj Nga Andi Bushati Tri ultimatumet e kryeministrit nuk e vizatojnë atë thjeshtë si xhelatin e qelisë së Lalit, por si gardianin e burgut tonë të përbashkët Çdokush që ka parë deri dje qurravitjet sentimentale të një pjese të mediave dhe opinionbërësve për shkeljet e të drejtave të të burgosurit Erion Veliaj, në një kohë që në këtë vend janë qëlluar të rinj me plumba në trup, janë qërruar apo sakatuar protestues, ka fërkuar sytë për të kuptuar se në ç‘planet paralel po jeton. Çdokush që është ushqyer me titujt bombastikë për ndryshimin e qelisë së Lalit, ka mbetur i pataksur kur ka parë se kjo zhurmë po prodhohej nga po të njëjtat personazhe publike, që nuk shfaqin...