Amorim përgatit transfertën në “Olimpico”, lëvizje në formacion. Rabiot pas sulmuesit, Modriç… jashtë
Situata është delikate dhe Milani ka pak hapësirë për gabime. Në tri ndeshjet e fundit ndaj Lazios, kuqezinjtë kanë fituar vetëm një herë dhe humbur dy, ndërsa rivalët përpara nuk po ngadalësojnë. Pas barazimit pa ngjyra në Torino ndaj Juventusit, Ruben Amorim duhet të ndryshojë diçka. Jo aq te rezultatet, deri tani pozitive (7 pikë në 3 javë kampionat), sesa te loja dhe gjetja e një formacioni titullar të besueshëm. Për portugezin, Adrien Rabiot duhet të luajë pas sulmuesit, pavarësisht paraqitjes së dobët ndaj Juventusit. Në mbrojtje, Gila, De Winter dhe Pavloviç do të konfirmohen, ndërsa Gabbia pritet ta nisë nga stoli. Në sulm, Gonçalo Ramos mbetet i padiskutueshëm, edhe pse herët a vonë do të ketë hapësirë edhe për Camarda. Musah është i pazëvendësueshëm...
Burimi:
telesport.al