Amorim, pas fitores në “Europa League”: E kontrolluam ndeshjen, këtë herë shënuam edhe gola
16 Tetor 2026 7:48 Alfred Lleshi Milani gjeti në “Europa League” përgjigjet që kërkonte. Fitorja e thellë në Salzburg riktheu moralin te kuqezinjtë pas barazimit zhgënjyes me Sassuolon. “Sot e kontrolluam ndeshjen, shënuam edhe gola. Në fakt, në ndeshje të tjera kemi luajtur më mirë, por këtë herë ishim thjesht më të saktë. Rotacionet janë thelbësore për shkak të kalendarit. Është e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë se mund të luajnë”, – deklaroi Ruben Amorim. Për Cisse, shtoi: “Ai nuk më ka asnjë detyrim. Po e fiton vetë hapësirën e tij”. Trajneri theksoi se ndeshje të tilla rrisin besimin e lojtarëve, veçanërisht të të rinjve, ndërsa vlerësoi agresivitetin e Loftus-Cheek pa top. Megjithatë, pranoi se Milani duhet të përmirësohet në ndërtimin e lojës dhe të...
Burimi:
telesport.al