Amorim: Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. Maignan? Lojtarët me përvojë nuk mund t’i bëjnë këto gabime

Amorim: Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. Maignan? Lojtarët me përvojë nuk mund t’i bëjnë këto gabime

23 Tetor 2026 7:28 Alfred Lleshi Trajneri Ruben Amorim pranoi se përjashtimi i Maignan ndikoi në ndeshje, të cilën Bournemouth e fitoi me meritë të plotë: “Është e vështirë të flasësh për paraqitjen. Pas 20 minutash nuk pati më ndeshje. U përpoqëm të mbroheshim dhe të sulmonim, por penalltia e shkatërroi ndeshjen. Nuk mund të shkaktojmë penallti nga një goditje këndi dhe të mbetemi me një lojtar më pak. Sidomos lojtarët me më shumë përvojë nuk mund t’i bëjnë këto gabime. E përsëris, për ne ndeshja zgjati vetëm 20 minuta. Ne vetë e shkatërruam ndeshjen dhe nuk arritëm të riktheheshim në lojë. Nuk di si të flas për ndeshjen pas minutës së 20-të. Futbolli është kështu. Duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”. A foli me...