“Ambicia dhe vendosmëria jonë është e qartë”- Ministri Hoxha takohet me ministrat e BE për Çështjet Evropiane: Shqipëria ka hyrë në fazë vendimtare!

“Ambicia dhe vendosmëria jonë është e qartë”- Ministri Hoxha takohet me ministrat e BE për Çështjet Evropiane: Shqipëria ka hyrë në fazë vendimtare!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në takimin informal të Ministrave për Çështjet Evropiane, organizuar në Dublin nga Presidenca irlandeze e Këshillit të Bashkimit Evropian. Në sesionin kushtuar zgjerimit të BE-së, mbështetjes së reformave dhe forcimit të kapaciteteve administrative, Ministri Hoxha ndau përvojën e Shqipërisë me procesin e negociatave, duke theksuar se suksesi ynë është ndërtuar mbi një përgjegjësi të fortë, objektiva të qarta dhe ambicioze, si dhe me mbështetje të vazhdueshëme nga BE-ja dhe vendet anëtare. “Që çdo gjë të ketë sukses në një proces aq të vështirë sa anëtarësimi në BE, vullneti i fortë politik është i domosdoshëm. Ne po përparojmë në çdo çështje, në çdo sektor dhe përmes çdo reforme. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka qenë...